Mediat serbe: Kosova dërgon njësitë policore në veri

Aktuale

Mediat serbe: Kosova dërgon njësitë policore në veri

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:48
Policia e Kosovës

Gazeta serbe Telegraf shkruan se Policia e Kosovës ka tërhequr pjesë të njësive kufitare nga vendkalimet drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të bllokojnë rrugët alternative të cilat nga Serbia Qendrore çojnë drejt  Kosmetit”, shkruan  sot Telegrafi serb bazuar në burime jozyrtare. Ky veprim, sipas kësaj gazete i emëruar “Unaza e çeliktë” në Prishtinë, lidhet edhe me listat sekrete për të cilat po përgatiten aktakuza kundër disa serbëve në Kosovë.

Sipas gazetës pjesëtarët e këtyre njësive do të vendosen në veri të Kosovës.

“Natyrisht, ata do të kenë vetëm një detyrë, që është është bllokada e rrugëve alternative që drejtojnë nga Serbia qendrore në veri të Kosovës”, shkruan tutje gazeta.

Kohët e fundit për pretendime të tilla për incidente  ndaj serbëve në veri të Kosovës, foli edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova. Siç tha ai,  kjo po ndodh për shkak të taksës së vendosur për produketet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga ana e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat