Ahmet Isufi i AAK-së i përgjigjet Xhavit Halitit

Aktuale

Ahmet Isufi i AAK-së i përgjigjet Xhavit Halitit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:57
Ahmet Isufi

Dallimet në mes partnerëve të koalicionit qeverisës vetëm sa janë thelluar. E gjithë kjo po ndodh shkaku i vendimit për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, vendim ky ndaj të cilit kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron i palëkundur.

Mospajtime më të shpeshta rreth kësaj problematike ka pasur në mes PDK-së dhe AAK-së, ku disa nga zyrtarët e PDK-së duke përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin, kanë kërkuar që taksa të pezullohet, ndërkaq në anën tjetër në AAK i qëndrojnë mbrapa vendimit të kryeministrit njëherësh liderit të tyre, Ramush Haradinajt.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, duke ju përgjigjur deputetit të PDK-së njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se është në dobi të vendit që të vazhdojë qeverisja Haradinaj.

“Përkundër dallimeve ekzistuese të partive politike në koalicion është në dobi të vendit të vazhdojë qeverisja Haradinaj për shkak të vendimeve që janë marrë e duhet të zbatohen dhe atyre që pritet të merren”, ka thënë Isufi.

Ai ka theksuar se në këto momente duhet unitet edhe sa i përket dialogut me Serbinë për të mbrojtur interesat e vendit tonë duke lënë anash ato partiake dhe politikës ditore.

“Sa i përket funksionimit të brendshëm në koalicion ka harmoni por çështja e nivelit politik të liderëve ka të bëjë me dallimet që tanimë janë publike”, u shpreh Isufi.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Haliti ka theksuar se përkundër dallimeve ky koalicion është funksional, i cili po diskuton për harmonizimin e çështjeve me rëndësi për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat