Sejdiu: S’kemi vota për Listen Serbe në Kuvend

Aktuale

Sejdiu: S’kemi vota për Listen Serbe në Kuvend

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:31
Dardan Sejdiu

Shefi i grupit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kjo parti nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës.

Ai në Facebook ka shkruar se nuk kanë vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës.

“Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve. Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke.

“Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat