“Vetëm me heqjen e taksës, mundësohet diskutimi rreth platformës së dialogut”

Aktuale

“Vetëm me heqjen e taksës, mundësohet diskutimi rreth platformës së dialogut”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustruese

Burime të agjencisë serbe ‘Tanjug’ kanë konfirmuar prezencën e Limajt dhe Ahmetit në Bruksel duke thënë se janë takuar me Angelina Eichhorst, udhëheqëse e politikave të Ballkanit Perëndimor dhe ekipin e saj.

Të njëjtat burime thonë se ky është një nga takimet teknike që delegacioni i Prishtinës mbanë me përfaqësuesit e EEAS si dhe të BE-së.

‘Tanjug’ thotë se nga Brukseli kanë theksuar se diskutimi për platformën do të jetë i mundur vetëm pasi të vazhdohet dialogu në mes dy vendeve dhe të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

Pas arritjes në Bruksel, Limaj dhe Ahmeti nuk kanë dashur të komentojnë më shumë arsyen e vizitës duke thënë se është në nivel teknik.

Së bashku me Ekipin Negociator është edhe Blerim Shala, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi.

Në Beograd thonë se Platforma e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është e papranueshme pasi sipas tyre çon në ngrirjen e konfliktit.

Theksojmë se Serbia ka bllokuar dialogun që nga nëntori për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat