Kërcasin përsëri grushtet në PDK - Bota Sot
Kërcasin përsëri grushtet në PDK

Aktuale

Kërcasin përsëri grushtet në PDK

Nga: Bota Sot Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:42
PDK

Gazeta “Bota sot”, kishte raportuar javë më parë për një përplasje fizike mes disa zyrtarëve të PDK-së, dega në Gjilan. Ani pse ishte konfirmuar se palët ishin pajtuar, burimet e gazetës thonë të kundërtën.

I njëjti burim i javës së kaluar, ka konfirmuar se anëtarët e PDK-së dega në Gjilan (Hevzi Xhelili dhe Riad Rashiti), janë përplasur edhe një herë fizikisht.

“Pas rrahjes së para disa ditëve më parë nga ana e PDK-së, në Gjilan, në mes të anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Hevzi Xhelili dhe anëtarit të kësaj partie z. Riad Rashiti, duket se nuk ka përfunduar me kaq. Hevzi Xhelili, e kishte goditur me grusht Riad Rashitin, para selisë së PDK-së në Gjilan. Por ngjarja siç duket nuk mjaftoi me kaq, pas tërheqjes së deklaratave për rrahje nga këta protagonistë të kësaj ngjarje, me urdhër të Kadri Veselit, ngjarja përsëri vazhdoi sot, duke u kthyer në shtyrje dhe sharje të fuqishme në mes këtyre dy anëtarëve”, ka thënë burime brenda PDK-së së Gjilanit.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, kjo përplasja ka ardhur si shkak pasi Riad Rashiti kishte ofenduar rëndë Hevzi Xhelilin, me fjalët se kjo degë nuk kthjellet me njerëz si Xhelili.

“Riad Rashiti, sot në selinë e PDK-së, ka ofenduar rëndë Hevzi Xhelilin, duke i thënë që PDK në Gjilan, nuk kthjellet me njerëz si ju, ndërsa në anën tjetër Hevzi Xhelili e ka kërcënuar Riad Rashitin, duke e ofenduar rëndë me fjalë të pista, dhe njëkohësisht i ka treguar që është pikërisht Riad Rashiti dhe disa persona tjerë brenda kryesisë që e kanë degraduar partinë”, tha ai.

Ky burim, gjithashtu i ka thënë gazetës se për t’i qetësuar gjakrat ka ndërhyrë anëtari i PDK-së, Florim Arifi.

“Më pas Hevzi Xhelili, ka tentuar të ngritët në këmbë, me gjasë për ta goditur përsëri Riad Rashitin, por në ato momente ka ndërhyrë Florim Arifi, kundërkandidati i Qemajl Mustafës, dhe njëkohësisht kundërshtar edhe i këtyre dyve për të parin e partisë, duke i thënë të dyve që krahu juaj po shkon në drejtimin e gabuar, me këto gjeste dhe me këto shenja të dopta që po i jepni partisë në këtë proces zgjedhor të brendshëm. Florim Arifi, ka deklaruar që nëse zgjidhet kryetar, ai nuk do t'i lë brenda partisë njerëz si Hevzi Xhelili dhe Riad Rashiti”.

Sipas këtij burimi, tensionet u zvogëluan pas ndërhyrjes së Qemajl Mustafa, duke iu rikujtuar të dy protagonistëve thirrjen e kryetarit Veseli për përjashtim nga partia.

“Me kundër replikë i menjëhershëm ishte Hevzi Xhelili, i cili i deklaroi Florim Arifit, që nëse ai zgjidhet kryetar ai do të jap dorëheqje nga PDK-ja. Tensionet u zvogluan kur ndërhyri Qemajl Mustafa, duke ia rikujtuar të dy protagonistëve thirrjen e Kadri Veselit, dhe mundësisë që kryetari Veseli mund t'i përjashtojë të dy nga partia për prishje të imazhit”, ka thënë krejt në fund burimi për gazetën “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot”, me të marrë lajmin, ka provuar të kontaktojë sekretarin e PDK-së, Basri Masmurati, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm. /BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...