Mustafa: Grafitet anti-shqiptare në Serbi, produkt I sistemit aktual politik

Aktuale

Mustafa: Grafitet anti-shqiptare në Serbi, produkt I sistemit aktual politik

Nga: K.M Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:49
Grafitet antishqiptare

Përmes një postimi të tijin në facebook, kryetari I Këshillit Kombëtarë Shqiptarë në Serbi Ragmi Mustafa ka reaguar për disa grafitë me përmbajtje raciste, ani-shqiptare, ku ka thënë se këto janë produkt I politikave të sistemit aktual në Serbi.

Ja postimi i plot i tiji në facebook.

GRAFITET SHQIPTAROFOBE NË ZRENJANIN, PRODUKT I SISTEMIT AKTUAL NË SERBI

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

Grafitet e fundit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”, janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Është reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim publik në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe kërkon nga pushtetarët në Serbi që të marrin sa më parë vendime politike që e luftojnë dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat