PSD-së i bashkohet një anëtare nga LDK

Aktuale

PSD-së i bashkohet një anëtare nga LDK

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:09
Foto ilustruese

Lajmin e bëri të ditur, deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj nepërmjet një postimi në facebook.

“Ish-asambleistja e LDK-së në Kamenicë, znj. Njomza Dërmaku, nga sot na u bashkua në PSD dhe do ta vazhdoj punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat”.

Molliqaj shtoi se PSD po vazhdon me takime dhe shtrirjen e kësaj partie në gjithë Kosovën.

“Në vazhdën e takimeve punuese për shtrirjen e PSD-së, sonte ishim në Kamenicë ku diskutuam për shtrirjen tonë në fshatra e lagje”.

Sipas tij takimet e tilla po mbahen në vazhdimësi

“Takime të tilla po mbajmë çdo ditë gjithandej Kosovës. Deri në shtrirjen e frymës socialdemokrate në çdo cep të vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat