Berisha: Gjermania nuk dëshiron ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Berisha: Gjermania nuk dëshiron ndarjen e Kosovës

Aktuale

Berisha: Gjermania nuk dëshiron ndarjen e Kosovës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:15
Avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka folur në Pressing rreth vizitës së sotme në Kosovë të dy këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel. Jan Heker dhe Matias Litenber takuan sot në Prishtinë udhëheqësit politik vendas.

“Gjykoj se mesazhi gjerman është vetëm për të përçuar atë që është thënë më herët se Gjermania është kundër ndarjes së territoreve”, tha Berisha.

Berisha thotë se po në këtë takim mund të jetë diskutuar edhe çështja e taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

Ndërkohë ai mendon se politika e SHBA’ve ndaj Kosovës ka ndryshuar.

“Dikur na kanë trajtuar si një fëmijë të cilin prindi dëshiron ta rris pa e lënë të rrëzohet e lëndohet”, tha Berisha.

“Tash e kanë lënë (Kosovën) që të rrëzohet dhe të çohet vetë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...