Kosova është e bekuar me miqtë e saj, veçanërisht SHBA-të, thotë Vllahiu

Aktuale

Kosova është e bekuar me miqtë e saj, veçanërisht SHBA-të, thotë Vllahiu

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:36
Vllahiu dhe Albright

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë, Arbër Vllahiu, ka takuar ish-sekretarën e Shtetit Amerikan, Madeline Albright, në debatin e organizuar nga mikja e Kosovës me temën “ Mbi demokratët dhe diktatorët”.

Diplomati i Kosovës tha se është gjithmonë nder ta takosh zonjën Albright.

Postimi i Vllahiut në Facebook:

Madam Secretary, Madeleine Albright.

Një nder i veçantë ta takoj në debatin e saj në Universitetin Charles të Pragës “Mbi demokratët dhe diktatorët”, organizuar nga Vaclav Havel Library.

Kaq shumë dashuri për Kosovën që e ndihmoi të çlirohet dhe që vazhdon t’i jetë pranë. I nderuar me nënshkrimin e librit të saj “Zonja Sekretare, memoare”.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj, posaçërisht ata nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat