I vjen kundërpërgjigja Xhavit Halitit: Zyrtarët e PDK-së mund të vriten nëse shkojnë në zgjedhje

Aktuale

I vjen kundërpërgjigja Xhavit Halitit: Zyrtarët e PDK-së mund të vriten nëse shkojnë në zgjedhje

Nga: N.Sh Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:32
Xhavit Haliti

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratës së Xhavit Halitit, i cili e ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se PDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje për dy ditë.

Miftari thekson se, PDK-ja nuk guxon të shkon në zgjedhje sepse do t’i fitonte vetëm 12% të votave dhe do të shkonte në pension.

Sipas Miftarit, shkuarja në zgjedhje do të çonte disa personalitete të PDK-së në burg, e disa të tjerë edhe në varr, pasi thotë se hasmit e disa vrasjeve nuk harrohen kurrë.

Ja shkrimi i plotë:

Xhavit Haliti paralajmëron kryeministrin Ramush Haradinaj: PDK-ja për dy ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje.????

............

Po me gazoftë po por pastaj PDK i fiton dikund 10 deri 12 % zgjedhjet e shkon në pension të përjetshëm disa shkojnë besa edhe në burg e disa edhe ndoshta në varr pasi hasmit e disa vrasjeve nuk harrohen kurrë sidomos kur jetë pa pushtet dihet çka ju pret...!

Shkoni askush nuk ju ndalon or Zeko!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat