Pas gjermanëve, Haradinaj sot takon zyrtarin e lartë britanik

Aktuale

Pas gjermanëve, Haradinaj sot takon zyrtarin e lartë britanik

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:39
Ramush Haradinaj

Sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Moore do të takohet me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj në orën 13:20.

Duhet kujtuar se gjatë ditës së djeshme, kryeministri takoi dy këshilltarët kryesorë të kancerlares gjermane Angela Merkel, Jan Hacker dhe Matthias Leuttenberg, të cilët kërkuan nga Haradinaj që ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Ndërkaq javën që lamë pas në Kosovë qëndruan për vizitë edhe zyrtarët e lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilët po ashtu kërkuan që taksa të hiqet dhe të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat