Rashiq: Taksa ka qenë një vendim i ngutshëm dhe emocional i institucioneve të Kosovës

Aktuale

Rashiq: Taksa ka qenë një vendim i ngutshëm dhe emocional i institucioneve të Kosovës

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:16
Nenad Rashiq

“Taksa është një vendim i ngutshëm emocional, na ka kushtëzuar aspektin e manovrimit, nuk ka pasur nevojë për një veprim të tillë dhe nuk ka krijuar asnjë të mirë për ekonominë e Kosovës. Inati i Ballkanit i prish marrëdhëniet gjithmonë. Në këtë rast, në disa muajt e fundit të gjithë politikanët e Kosovës i kanë vizituar bdërkombëtarët dhe kanë thënë që është një hap jo i mirë”.

Rashiq në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se brenda takimeve që i ka mbajtur me përfaqësues amerikanë është një përpjekjeqë të marrëveshja Kosovë- Serbi të ndodhë në vitin 2019.

“Nëse do të kishte qenë marrëveshja në dorë të dy presidenteve, nuk do të kisha besuar që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë, sepse ne kemi një traditë të gjatë të marrëveshjeve të dështuara. Por, brenda takimit që kemi pasë me përfaqësuesit e shtetin amerikan, ata kanë thënë se është një përpjekje që brenda 2019-ës të sigurojnë një marrëveshje. Nga njëra anë është pozitive që SHBA ka marrë këtë inciativë”.

Po ashtu, Rashiq shtoi se serbët në Mitrovicë nuk janë të informuar për politikën aktuale pasi që në Beograd mediat nuk i japin informatat e duhura.

“Unë flas në emër të serbëve se ata nuk kanë asnjëfarë ideje. Unë i informoj sa mundëm, por shqiptarët në këtë aspekt dinë më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat