Reagim tjetër i Gazmend Islamit ndaj Dr. Istref Plakollit

Aktuale

Reagim tjetër i Gazmend Islamit ndaj Dr. Istref Plakollit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:39
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i ka reaguar përsëri Dr. Istref Plakollit, duke thënë se reagimet e tij ditën kur kërkoi ndihmë në emergjencën në Podujevë, ishin reagime të një qytetari të thjeshtë.

Islami përmes një shkrese publike në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Podujevë, si dhe nga prokurori i prokurorisë themelore të Prishtinës, që të merren seriozisht me rastin.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj Dr. Istref Plakolli

Unë, Gazmend Islami, si qytetarë i Republikës së Kosovës, përmes kësaj shkrese kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Podujevë, si dhe nga prokurori i prokurorisë themelore të Prishtinës, që ta trajnojnë seriozisht rastin e Dr. Istref Plakolli, i cili u tregua neglizhentë karshi meje, kur unë kërkova ndihmë mjekësore në emergjencën në Podujevë, ku kisha gjakderdhje për 1:45 minuta, ndërsa Istref Plakolli në dhomën tjetër pinte çaj dhe nuk e ndërpreu “sefan” e tij, e që mua më vonë më humbi vetëdija nga gjendja e keqe shëndetësore.
Për shkak të neglizhencës së tij, unë edhe mund ta humbisja jetën.

Se emergjenca në Podujevë funksion normalisht, mirëpo Istref Plakolli është injorant, e vërteton fakti se unë të njëjtën gjendje shëndetësore e kisha edhe para një muaji, mirëpo kur kërkova ndihmë atëherë, mora mjekim profesional nga Dr. Muhamet Hoti.

Gjithashtu, e them me përgjegjësi të plotë se, ditën kur unë kam kërkuar ndihmë në emergjencën e Podujevës, unë jam paraqitur si qytetarë i thjeshtë, dhe assesi nuk kam pasur tendenca të paraqitem si Kryetar i një partie politike në Kosovë, e as nuk ka pasur reagim si politikanë me tendenca politike.

E them me përgjegjësi të plotë se, reagimet e mia janë 100% si një qytetarë i thjesht, i frustruar nga sjella jo serioze një doktori që nuk i intereson për pacientët, e madje nuk i intereson as kur pacienti është në rrezik jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat