Maloku: Amerika ka interesa substanciale në Kosovë

Aktuale

Maloku: Amerika ka interesa substanciale në Kosovë

Nga: Z.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:55
Fadil Maloku

Sociologu Fadil Maloku ka thënë se, Amerika (pragmatike)dhe Gjermania (urtake) në Ballkan, (s)kanë interesa antipode, përcjell “Bota sot”.

Maloku ka thënë se, një ndër metodat përmes të cilës mund të analizohen dhe interpretohen besueshëm; shkrimet dhe pamjet, fjalët dhe imazhet e rëndësishme politike, kulturore dhe sociale, nëpër dokumente dhe përmbajtje të ndryshme prononcuese multimediale, është ajo e analizës së përmbajtjes. Kjo metodë përdoret edhe për të dekonstruktuar domethëniet e ndryshme dhe prononcimet e caktuara publike politike të: partive, institucioneve (jo)legale, shteteve dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Tutje ka shtuar se, nëse, e analizojmë dhe e interpretojmë prononcimin e fundit të nësekretarit amerikan David Hale, i cili midis tjerash deklaroj decidivisht, se: “tani është SHANSI historik për t’u arritur marreveshja per normalizimin e raporteve me Serbinë", kuptojmë se; Ai askund nuk përmend togun e fjalëve; shpresë, mundësi, rast, nevojë, apo fjalën detyrim. Por, si diplomat karriere përdorë ekskluzivisht termin dhe konceptin e përzgjedhur adekuat me situatën në rajon. Termë ky, që përveç gjithëpërfshirës dhe njëjësimit shumëkuptimor, e me pak ekuivoke përmban thelbin, e asaj çfarë në fakt dëshiroj administrata e Trumpit. E ai termë, (që është; shansi)që s’është as i rastësishëm e as i hamendur...

Gjithashtu Maloku thotë se, maturia e njeriut të tretë më rëndësishëm, në DASH, David Hale, përkundër “bedelëve” të mëhershëm, tregon qartë se Amerika ka interesa substanciale në Kosovë. Dhe se gjuha e “shkopit” shërben vetëm skajshmërisht kur mikut (lexo; aleati shqiptar) i humb torrua, që në rastin tonë asnjërit nga trojka Thaç&Haradinaj&Veseli, nuk i ndodhi në raport me kundërshtimin e këtij interesi amarrikan në rajon.

 Ai ka thënë se, suma sumarum, tek dy këshilltarët e kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, hetohet një lloj ngurrimi dhe rezerve (do thoja më shumë) racionale ndajë idesë së korigjimit, por, jo edhe dialogut dhe sidomos mosndryshimit të kufijve. Përvoja racionale gjermane, kundrual pragmatizmit amerikan, dëshmon jo narrativën dhe filozofinë diplomatike të hegjemonit (anipse, ata për Europë ende janë në fakt!), por, atë të racionalitetit, largpamësisë dhe urtësisë për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat