Aprovohet ankesa e prokurorisë kundër ndërprerjes së paraburgimit të L.M.

Aktuale

Aprovohet ankesa e prokurorisë kundër ndërprerjes së paraburgimit të L.M.

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë, kundër vendimit mbi ndërprerjen e paraburgimit, ndaj të pandehurit L.M., i shpallur fajtor ditë më parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale rrezikim i trafikut publik, për çka u dënua me 3 vjet e gjysmë burg.

Po të njëjtën ditë, me anë të një aktvendimi të posaçëm, të akuzuarit iu ndërpre masa e paraburgimit, kurse kundër ndërprerjes së kësaj mase ushtroi ankesë prokuroria.

Gjykata e Apelit konsideron se ankesa e prokurorisë është e bazuar dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të anuluar,  dhe i njëjti t’i kthehet asaj në rivendosje.

Gjykata e Apelit vlerëson se arsyetimi i dhënë nuk mundi ta bindë këtë gjykatë, se me të vërtetë si i tillë është i mjaftueshëm dhe bindës dhe konform dispozitave ligjore, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ngase sipas vlerësimit të Kolegjit, arsyetimi është jo i plotë, i mangët.

Deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari mbetet në liri.

Gjykata e Apelit akoma nuk ka pranuar ankesë kundër aktgjykimit me anë të cilit, i pandehuri është dënuar për veprën penale në fjalë. Sapo të pranojë do të vendosë brenda një afati të arsyeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat