Ramadani: Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj

Aktuale

Ramadani: Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj

Nga: Z.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:51
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se si mund të avancohet drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj, përcjell “Bota sot”

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se, Millan Mojsilloviq, udhëheqësi i Ushtrisë së Serbisë, paska thënë se nuk përjashton mundësinë e angazhimit ushtarak në Kosovë.

Gjthashtu Ramadani kashkruar se, pasardhësi i Dikoviqit dhe Millosheviqit ka konfirmuar po ashtu se përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën, ushtria e Serbisë është e sistemuar në detyra jo të zakonshme.

Postimi i plotë:

Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj?

Millan Mojsilloviq, udhëheqësi i Ushtrisë së Serbisë, paska thënë se nuk përjashton mundësinë e angazhimit ushtarak në Kosovë.
Pasardhësi i Dikoviqit dhe Millosheviqit ka konfirmuar po ashtu se përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën, ushtria e Serbisë është e sistemuar në detyra jo të zakonshme.

Kjo meriton reagim të ashpër ndërkombëtar. Edhe nga BE-ja, edhe nga NATO!

Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj?

Gjaku i luftës po e ndjek Serbinë.
Por, duhet të dinë se Kosova është shtet i konsoliduar dhe më kurrë në jetë Serbia nuk mund të luajë me zjarr.
Kjo nuk është lojë!

Kurrë më Serbia në Kosovë!
Në asnjë centimetër të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat