Brnabiç: Ende nuk është koha për përgjigje të Serbisë ndaj platformës së Kosovës

Aktuale

Brnabiç: Ende nuk është koha për përgjigje të Serbisë ndaj platformës së Kosovës

Nga: F.B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:45
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se “ende nuk është koha për qëndrim dhe përgjigje të Serbisë në platformën e Prishtinës për bisedime me Beogradin”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Brnabiç para gazetarëve në Beograd ka thënë se “duhet të dëgjohet qëndrimi i faktorëve ndërkombëtar, para së gjithave i Brukselit, që është garantues i marrëveshjes së Brukselit nën ombrellën e të cilit zhvillohet dialogu”.

Ajo ka shtuar se Bruksel nuk ka thënë asgjë për situatën e re të krijuar, gjë që vlerësohet jo korrekt dhe se pret reagim nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat