Reçica takon përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur - Bota Sot
Reçica takon përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Aktuale

Reçica takon përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:45
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim sot përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga të cilët u informua rreth procesit sa i përket Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur.

Në takim u diskutua me theks rreth çështjes së pensioneve të dyfishta. Ministri Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Komisionit se në Koncept-Dokumentin për reformë pensionale të hartuar nga MPMS, i cili është miratuar në Qeveri, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta.

“Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisonion i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisoni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, tha ministri Reçica.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...