Ish-deputeti i Kuvendit zbulon një detaj nga vizita e djeshme e ekipit negociator në Bruksel, publikon edhe foto

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit zbulon një detaj nga vizita e djeshme e ekipit negociator në Bruksel, publikon edhe foto

Nga: N.H Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:01
Ahmeti, Limaj dhe Shala

Kryesuesit e ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, ishin dje në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel.

Vizita e tyre, është bërë me ftesë të Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Ahmeti e Limaj nuk kanë njoftuar paraprakisht se do të udhëtojnë për në Bruksel.

E lidhur me këtë, ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.

Ai thotë se nga vizita e djeshme, Shpend Ahmeti në Bruksel kishte marrë edhe gruan e tij.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Shpendi e paska marrë grujën në Bruksel.

A punë e madhe!

Pse shkon njeri në Bruksel me paret e shtetit?!

Normal që e merr edhe grujën! Qysh shkohet pa gru atje?!

Çudi qysh si paska marrë edhe fëmijtë!

Image

Edhe këto portalet janë bo mos vet. Keshe po shkrujnë diçka. Apo bre karanfila?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat