Mogherini ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Mogherini ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:48
Vasfije Krasniqi dhe Mogherini

Vasfije Krasniqi, një ndër gratë e para që publiksht ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë, kur është dhunuar seksualisht nga paramilitarët serb, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Nga Mogherini, Krasniqi ka marrë mbështetje se çështja e të mbijetuarve të luftës seksuale nuk do të lihet në harresë.

Përmes një postimi në Facebook, ku edhe Vasfije Krasniqi, ka bërë të ditur për takimin, thuhet se Mogherini është zotuar për mbështetje gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, kisha rastin që të takohem me Frederica Mogherini, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Pasi Bashkimi Evropian është përfshirë në diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava me të shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen. Ajo më premtoi se do të bëj çmos për t`u siguruar se të mbijetuarit do të mbështeten”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat