Ky është personi i vrarë në Gjakovë - Bota Sot
Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Aktuale

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:13
Tun Bezhi

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Marmall të Komunës së Gjakovës rreth orës 18:35.

Mësohet së viktima është Tun Bezhi i moshës 40 vjeçare.

I ndjeri kishte ardhur në Kosovë për pushime pasi ai jetonte në Cyrih të Zvicrës.

Tun Bezhi ishte i pasionuar pas armëve dhe qenve.

Ndërsa, A. Nikollaj është i plagosuri i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Policia e Kosovs ka njoftuar se tashmë personi i dyshuar për vrasjen A.Gj, është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

Shikoni më poshtë fotografi të viktimës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...