Gaxherri: Në momentin që Haradinaj e heq taksën, PDK do ta rrëzojë Qeverinë

Aktuale

Gaxherri: Në momentin që Haradinaj e heq taksën, PDK do ta rrëzojë Qeverinë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:17
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se me taksën po bëhet lojë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Gaxherri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe qeveritë e mëhershme kanë pasur plane për vendosjen e taksës, por partnerët ndërkombëtarë kanë sugjeruar të mos merret një vendim i tillë.

“Taksa është vendosur me inercion, pa konsultim dhe pa u menduar fare. Në fillim dihet që bënin garë se kush e vendosi atë. Tash ka ardhur situata që dikush thotë se duhet mbajtur, e dikush tjetër të pezullohet ose largohet”

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se taksa për momentin ka mbetur si një “armë” që po përdoret për goditje brenda Qeverisë, e jo kundër Serbisë.

“Jam e bindur që edhe nëse largohet taksa, Serbia do të bëjë lojëra për të mos u ulur në dialog”, tha ajo.

Gaxherri është shprehur e bindur se në momentin që largohet taksa Qeveria do të rrëzohet.

“Kjo taksë për momentin është armë në dorën e Kryeministrit, pasi që nëse largohet kjo taksë  PDK do të rrëzojë këtë Qeveri”, tha  Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat