Kadaj-Bujupi: Edhe nëse humbim pushtetin, taksën s’e heqim

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Edhe nëse humbim pushtetin, taksën s’e heqim

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:18
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka largim të taksës pa reflektuar Serbia.

Kadaj-Bujupi, në RTV Dukagjini, ka thënë se tarifa nuk dëmton raportet me SHBA-në.

Ajo ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse ndonjëri nga partnerët e koalicionit qeverisës largohet nga Qeveria.

“Vendi nuk shkon në zgjedhje për dy ditë, pasi janë afatet e parapara kohore me ligj. Qeveria mund të prishet, vendi mund të shkojë në zgjedhje, por kjo nuk nënkupton që masa ndaj Serbisë do të hiqet për shkak të ndryshimit të përbërjes së koalicionit”, tha ajo.

“Taksa nuk është çështje që duhet të ndërlidhet me pushtet, madje edhe me humbjen e  pushtetit, që ne të ndryshonim këtë masë [ndaj Serbisë]”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nëse zgjedhjet janë zgjidhje, kjo parti është e gatshme për këtë proces, por sipas saj kjo nuk është zgjidhje momentale pasi vendi ka shumë punë për të bërë.

“Por nëse mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që nuk mund të funksionohet tutje dhe dikush e konsideron që duhet të dalë nga ky koalicion, përballohet edhe kjo situatë dhe kalojmë në procese të rregullta demokratike”, tha  Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat