Profesori i njohur: Taksa 100 për qind, e ka gozhduar PDK-në

Aktuale

Profesori i njohur: Taksa 100 për qind, e ka gozhduar PDK-në

Nga: N.H Më: 13 mars 2019 Në ora: 07:32
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar taksen ndaj mallrave serbe si nyja e fortë në duart e kryeministrit Harajdinaj.

Ai thotë se taksa e vendosur nga Harajdinaj e ka gozhdua edhe PDK, sipas tij, kjo e fundit nuk e guximin më u dëgjuar sepse i ka humbë fuqia e vendosjes.

Ndërsa, për të gjithë këtë kaos politik, Maxharraj konsideron se më së shumti po i konvenon Serbisë.

Ja postimi i tij:

UJKU(SERBIA)DON MJEGULL

- Taksa nyeja e fortë në duart e Kryeministrit Harajdinaj.

Kohët e fundit po qohet pluhur i madhë rreth takses që Kosova më të drejtë ia ka vu Serbisësë tanimë të quajtur "taksa Harajdinaj".

Është que në këmbë e tërë bota qe te hiçet taksa, edhe Amerika edhe Evropa. Por Kryeministri nuk luan vendit, as këmbën kush nuk mund të ia luan. "Taksa Harajdinaj" e ka gozhdu edhe PDK, spo guxon më u ndi sepse i ka humbë fuqia e vedosjës. As vete Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit nuk po i bajnë punë "paraçitja" e tyre si proamerikan të tëpruar.

Por, krejtë ky kaos politik rreth takses më së shumti po i konvenon Serbisë. Serbia, anipse e bani krejtë lamsh punën e takse asaj po i konvenon kjo mjegull,sepse vete Serbia nuk deshiron që taksa të hiqet,sepse kjo po i konvenon, për shkak situates së keqe qe e ka në vend,për shkak të protestave ne te cilat po kërkohet edhe doreheqeja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat