Haradinaj kapet përsëri me Mogherinin: Ja çka i thotë kësaj radhe

Aktuale

Haradinaj kapet përsëri me Mogherinin: Ja çka i thotë kësaj radhe

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefes së diplomacisë të BE-së e cila ka deklaruar se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Twiiter ka thënë se dialogu ka dalë nga binarët, para se Qeveria të vendoste taksën 100 % nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për arsye të tjera.

“Dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë përpara se të vendosej taksa, Federica Mogherini. Mungesa e transparencës, mbështetja e propozimit për shkëmbim të territoreve  dhe dështimi i implementimit të marrëveshjeve ekzistuese –  këto janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë pa u ndërlidhur me taksën”, ka shkruar shefi i Qeverisë.

Kryediplomatja evropiane ka thënë në New York se në të njëjtën ditë kur të tërhiqet taksa, ajo do të thërrasë një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat