Haradinaj i përgjigjet fuqishëm Mogherinit, në lidhje me vazhdimin e dialogut  

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet fuqishëm Mogherinit, në lidhje me vazhdimin e dialogut  

Nga: K.M Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:59
Haradinaj dhe Mogherini

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini është ajo që ka lejuar që dialogu të dal prej binarëve, në ndërkohë që ka siguruar që Kosova është e gatshme për dialog më shumë se kurr, por pa e lidhur atë me taksën.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Pas deklaratave të djeshme të Federica Mogherini, se taksa duhet të hiqet që të vazhdojë dialogu, unë ua kujtoj të gjithë vendimmarrësve se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa dhe kjo ka ndodhur kur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme ka lejuar që në këtë dialog jotransparent të diskutohet për ndërrim territoresh dhe me tolerimin e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura. Këto janë arsyet se pse dialogu është ndalur.
Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave.

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat