Haxhiu e quan pështjellës Sherifin, ky ia kthen: Unë nuk foli qysh t’më thotë Baba

Aktuale

Haxhiu e quan pështjellës Sherifin, ky ia kthen: Unë nuk foli qysh t’më thotë Baba

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:22
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e ka quajtur ‘pështjellës’ Bilall Sherifin e NISMA’s, pas fjalës së këitj të fundit në Kuvend, ku po diskutohet për mosemërimin e anëtarëve të KQZ’së nga ana e Presidentit Thaçi.

“Nëse don me pështjellë diçka, atëherë gjithë leja Bilallit”, ka thënë Haxhiu në fjalën e saj.

I menjëhershëm ka qenë në reagim Bilall Sherifi i NISMA’s, i cili ka thënë se ‘ai nuk është mësuar të flasë qysh i pëlqen Babës (duke aluduar në atë që ‘Baba njihet Albin Kurti në VV, v.j).

Sherifi në fjalën e tij ka thënë se nuk ia përmendi fare emrin Haxhiut, por që ‘gjithmonë mendimet e tij i thotë ashtu qysh i ka e jo qysh i pëlqen dikujt”.

“Unë nuk flas, nuk ia përmenda emrin Albulenës, unë jam i shliruar nga kompleksi i babës, cka thotë baba me dalë me folë, nëse unë i flas e ato nuk të pëlqejnë, ai është problem yt. Unë nuk mund të të shëroj ty nga kompleksi që ke, unë gjithmonë kam thënë bindjet e mia ashtu qysh i kam”, ka thënë Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat