Haradinaj: Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore

Nga: Z.B. Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:32
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend përcjell “Bota sot”

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend. Në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat