Cilit deputet i tha Xhavit Haliti: O ti djalë, leje telefonin ose çu dil jashtë?

Aktuale

Cilit deputet i tha Xhavit Haliti: O ti djalë, leje telefonin ose çu dil jashtë?

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:55
Xhavit Haliti

Kuvendi i Kosovës po debaton për mosemërimin e anëtarëve të KQZ’së nga Presidenti Hashim Thaçi në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa deputetët po flasin për qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje,  në një moment, kryesuesi i Seancës, Xhavit Haliti është nervozuar duke i thënë njërit nga deputetët (që nuk dihet ende cilit): o ti djalë leje atë telefon.

“O ti djalë, dëgjo, leje atë telefon ose dil jashtë, dëgjo, ulu aty, ose leje atë telefon ose dil jashtë”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat