Krasniqi: Edhe nëse shpallim zgjedhjet në veri, s’mundemi me i mbajtë

Aktuale

Krasniqi: Edhe nëse shpallim zgjedhjet në veri, s’mundemi me i mbajtë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:43
Memli Krasniqi

Duke përmendur anët negative të bllokimit të KQZ-së, shefi  i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi foli edhe për dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut.

Ai tha se problemi i katër komunave është problem në vete.

Sipas tij në momentin kur Kuvendet Komunale nuk mbajnë gjashtë muaj seancë, ato duhet të shkojnë në zgjedhje.

“Aty kryetar nuk ka por është një problem në veti. Në momentin kur Kuvendet komunale nuk e mbajnë asnjë mbledhje na duhet me shku në zgjedhje. Kjo është një përgjegjësi e të gjithëve, po flasim për një situatë kur nuk mund t’i shpallim zgjedhjet, e edhe nëse i shpallim smundemi me i mbajtë.  Kërkesa ime kish me qenë që hajde te gjejmë një mundësi me  i dhanë zgjidhje kësaj pune”, tha ai.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është karakterizuar me përplasje të ashpra mes VV-së e PSD-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat