Limaj: Delegacioni shtetëror është unik

Aktuale

Limaj: Delegacioni shtetëror është unik

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:06
Fatmir Limaj

Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë është unik dhe nuk ka asnjë përçarje ose mospajtime për vizitën e fundit në Bruksel, ndërsa i vetmi problem mbetet vazhdimi i këtij procesi në Bruksel.

Kështu ka thënë bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj pas takimit të drejtorit të përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Richard Moore dhe delegacionit shtetëror për dialog.

Limaj tha se delegacioni britanik është njoftuar në lidhje me përgatitjet dhe përmbajtjen e platformës së miratuar në Kuvend për dialogun me Serbinë.

Limaj: Delegacioni shtetëror është unik

“Kështu që në këtë radhë ne jemi marrë vesh qysh në takimin e fundit që kur do që të miratohet platforma do të shkojmë t’ia prezantojmë (Brukselit) formalisht platformën dhe do t’i bisedojmë edhe temat për të cilat ne besojmë që të jenë në proces. P.sh., kemi ngritur edhe tema për të pagjetur, për dëmshpërblimet të luftës, për dhunime seksuale. Tema që ne i tregojmë ndërmjetësuesve tanë, është për punën që është duke bërë delegacioni shtetëror. Delegacioni shtetëror është shumë unik në këtë drejtim dhe problemin që e ka delegacioni shtetëror në këtë rast është se kur do të fillojë dialogu, kurse brenda për brenda funksionimit jemi në rregull”, tha Limaj.

Sipas tij, qëndrimi i gjithë miqve të Kosovës është të gjendet rruga për t’i dhënë mundësi dialogut dhe të largohen pengesat ose taksa ndaj Serbisë, por qëndrimi i delegacionit shtetëror të Kosovës është që dialogu të vazhdojë pa kushte.

Limaj: Të gjithë kërkojnë heqjen e taksës, ne kërkojmë dialog pa kushte

“Të gjithë që vijnë kërkojnë t’i jepet mundësi dialogut dhe të pezullohen pengesat, në këtë rast edhe taksa. Ne në çdo rast mundohemi të shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog dhe jemi të interesuar dhe fokusuar që sa më shpejt të fillojë dialogu. Shpresoj që të dy palët të fillojnë dialogun sa më shpejt. Ne kemi këndvështrime të ndryshme për këtë çështje dhe ajo ne do të bëjmë, duhet të ndërtojmë qëndrim unik rreth kësaj teme. Besoj që po punohet ën këtë drejtim. A do t’ia arrijmë, do ta shohim”, tha Limaj.

Bashkëkryesuesi tjetër i delegacionit shtetëror Shpend Ahmeti, tha se edhe Britania e ka bërë të qartë se ajo çka presin nga procesi i dialogut është njohja e Kosovës nga Serbia. Ndërsa, për mospajtimet e mundshme ndërmjet ekipit nagociator, tha se nuk mund ta kuptojë pse duhet të shkojnë në Bruksel 6 anëtarë.

Ahmeti: Nuk mund të shkojmë në Bruksel pesë-gjashtë veta 

“Unë nuk mund t’i drejtoj çështjet personale, të cilat i kanë ose anëtarët e koalicionit ndërmjet veti ose edhe vetë Hoxhaj. Ekipi i ka dy bashkëkryesues, në qoftë se presin që në çdo takim të jenë pesë-gjashtë veta, unë mendoj se është gabim, sepse PAN-i e ka zgjedhë Limajn si bashkëkryesues e jo Hoxhajn, është çështje e tyre. Unë mund të komentoj vetëm për qëndrimet e PSD-së dhe mund të komentoj se unë kam qenë në Bruksel e jo Visar Ymeri apo Dukagjin Gorani. Mendoj se është pyetje për PAN-in”, tha Ahemti. 

Edhe Ahmeti ndër të tjera tha se për Brukselin vazhdohet të përmendet tërë kohën taksa si penguese e dialogut. Sipas tij, koalicioni qeverisës ka një detyrë të marrë një qëndrim të përbashkët rreth kësaj çështje, pasi ajo po e dëmton shumë Kosovën.

Ndërsa nga ana e tyre, britanikët pjesëmarrës në takim, nuk janë deklaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat