Sherifi: Secila parti ka nga një vend të rezervuar në KQZ sipas Kushtetutës

Aktuale

Sherifi: Secila parti ka nga një vend të rezervuar në KQZ sipas Kushtetutës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:49
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se përfaqësimi i grupeve parlamentare me nga një vend të rezervuar në KQZ ua garanton Kushtetutesja.

Ai këto komente i bëri gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku tha se gjashtë grupet parlamentare kanë nga një vend të rezervuar në KQZ

Sherifi: Secili grup parlamentar e ka nga një vend të rezervuar në KQZ

“Meqë këtu përpos që u kërkua që sa më shpejt të emërohet KQZ-ja u tregua edhe se si të emërohet KQZ-ja, pra këtu dolën nga mandati i deputetit, prandaj dola edhe unë këtu thash për të dalë edhe unë nga mandati i deputetit, jo për të ndenjur brenda mandatit të deputetit. Në rastin tonë jemi gjashtë grupe parlamentare i bie nga një, interpretimi juaj, jemi tre grupe parlamentare na takojnë nga dy, sikurse të ishin dy grupe parlamentare sipas Kushtetutës do t’iu takonin nga tre. Pra, nuk i keni nga dy me Kushtetutë të rezervuara, por secili grup parlamentar e ka nga një”, tha ai.

Sherifi ka bërë thirrje që sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje, me qëllim të hapen rrugët që palët e pakënaqura t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat