Vuçiq: Nuk di çka planifikon tutje Kosova, për Serbinë e di

Aktuale

Vuçiq: Nuk di çka planifikon tutje Kosova, për Serbinë e di

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka biseduar me ministrin e jashtëm spanjoll Zhozep Borel , ndërsa pas takimit ka thënë se “Prishtina me miratimin e platformës i ka dhënë fund dialogut”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se “Nuk e di cilët janë hapat e mëtutjeshëm të Prishtinës, por Serbia do të mbetet e përkushtuar për paqe edhe stabilitet në regjion.

Ministri Borel ka theksuar se “Spanja kundërshton shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, sepse shkëputja është kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare, por mbështet kërkimin e kompromisit në kuadër të dialogut Beograd dhe Prishtinë.

Vuçiq ka thënë se Serbia sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe ka përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshja e Brukselit , ndërkohë nuk ka marr masa reciproke kundër taksës së Prishtinës. 

Ai ka falënderuar Spanjën në qëndrimin parimor për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen aktive në ruajtjen e interesit shtetëror dhe nacional të Serbisë. 

Vuçiq ka shprehu kënaqësinë me raportet bilateral mes dy vendeve, në bazë të mirëkuptimit që vërtetohet përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit. 

Ai ka falënderuar Spanjën për mbështetjen dhënë Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa ministri Borel ka lavdëruar realizimin e reformave në Serbisë dhe angazhimin në rrugën e integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat