Haradinaj takon ambasadorin amerikan Kosnett, mësohet se çfarë biseduan

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin amerikan Kosnett, mësohet se çfarë biseduan

Nga: A.M. Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:27
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim të rregull me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Për këtë takim, Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se kanë biseduar për   zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat