Luftëtari i ISIS’it nga Kaçaniku që ishte në arrati arrestohet në Vlorë – po përpiqej të ikte në Perëndim - Bota Sot
Luftëtari i ISIS’it nga Kaçaniku që ishte në arrati arrestohet në Vlorë – po përpiqej të ikte në Perëndim

Aktuale

Luftëtari i ISIS’it nga Kaçaniku që ishte në arrati arrestohet në Vlorë – po përpiqej të ikte në Perëndim

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:22
Ilustrim

Është arrestuar në Shqipëri, ish-luftëtari i ISIS’it Fitim Dema nga Komuna e Kaçanikut, raporton T7.

I njëjti ishte parë në disa fotografi që ishin publikuar së bashku me Lavdrim Muhaxherin, nga po e njëjta komunë.

Ky i fundit është vrarë në Siri, si luftëtari i ISIS-it.

Por, ndryshe nga Muhaxhiri, Fitim Dema nga Kaçaniku është i gjallë, por prapa grilave.

T7 merr vesh se 32-vjeçari nga Kosova ditë më parë është arrestua në Vlorë.

Burime nga organet e sigurisë i kanë thënë televizionit se ai kishte për qëllim që të ikte përmes portit të Vlorës të largohet në drejtim të shteteve perëndimore.

Bile këtë gjë ka tentuar ta bëjë pasi që kishte siguruar dokumente të falsifikuara të Maqedonisë.

Por, Fitim Dema ka qenë edhe më parë i arrestuar në Kosovë, pasi që ishte kthyer nga Siria.  Ai kishte qëndruar një kohë në paraburgim gjatë viti 2014.

 Bile për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm edhe është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj burgim. Shumicën e dënimit e kishte vuajtur.

Por, me këtë gjë nuk kishte marr fund puna e tij me organet e drejtësisë.

Ai ishte thirrur si dëshmitar edhe në një rast tjetër që kishte të bënte me terrorizëm.

Por, thirrjeve të gjykatës nuk u ishte përgjigjur. E kur gjykata kishte urdhëruar arrestimin e tij ai edhe është arratisur.

Për këtë arsye në Kaçanik kishin shkuar Njësitet Speciale të Policisë.

Por, Fitim Dema kishte arritur që tu shmangej organeve të rendit.

Babi i Fitimit,  Daush Dema duke folur për T7 ka treguar se djali i tij iu kishte shpëtuar policisë në mars të vitit të kaluar.

“Me 13 mars ka kcy në ujë edhe policia e kanë sha, ky ja ka sha nanën kurr sun um zini”, deklaroi ai.

Pas kësaj T7 mëson se Fitim Dema për një kohë ishte arratisur në Turqi.

Ndërkohë, Danush Dema tani është në dijeni se i briri i tij është arrestuar në Shqipëri.

“Djali e ka nxjerr një pasosh fallc e dijnë edhe policia edhe ka me kallxu ai vet. Ka dashtë me shku në Gjermani e kanë zanë në Vlorë në Port edhe tash ëshë në burg, unë jam tu prit mos pe kthejnë në Kosovë, a e denojnë për fallc jam tu prit mos pe kthejnë në Kosovë”, shtoi ai.

E Danush Dema ka shumë vërejtje për Policinë e Kosovës.

Këta të fundit i kishin shkuara edhe një herë tjetër në shtëpi, për ta kërkuar Fitim Demën.

Tani Dema, thotë se pas intervenimit të fundit të policisë atij i kanë humbur disa gjëra me vlerë nga shtëpia.

“Dyert i kanë thyer edhe do alltanë na kanë marrë nën hetime osht. Na mungon do ari e kina lajmru unë me pa se kam pa i hallakatshin do kutija të shminkave aty njeri nuk hynë”, deklaroi Dema.

Danush Dema, e kishte paraqitur këtë çështje  edhe në Inspektoratin e Policisë.

T7 ka kontaktuar edhe me IPK.

Këta e kanë pranuar se një rast i tillë është paraqitur tek ta, por në konsultim me prokurorin rasti është përcjellë në Drejtorin e Standardeve Profesionale të Policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...