Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë- Serbi - Bota Sot
Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale

Limaj takon ekspertin e njohur amerikan, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:41
Fatmir Limaj

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim, ekspertin e njohur amerikan, David Philips.

Limaj ka njoftuar përmes rrjeteve socile se kanë biseduar me David Philipsin kanë biseduar për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogun Kosovë- Serbi.

“E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Kënaqësi të prisja në takim, mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips. Me z. Philips b Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe dialogu Kosovë- Serbi. E njoftova për punën e deritashme të Delegacionit Shtetëror si dhe Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, e cila paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...