Adri Nurellari: Suspendimi i taksës s’nënkupton zmbrapsje karshi Serbisë, por respekt për aleatët

Aktuale

Adri Nurellari: Suspendimi i taksës s’nënkupton zmbrapsje karshi Serbisë, por respekt për aleatët

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:10
Adri Nurellari

Adri Nurellari, Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka thënë se suspendimi i taksës ndaj produkteve nga Serbia do ta ruante dinjitetin e shtetit dhe do të ndikonte në ruajtjen e partneritetit me aleatët.

“PDK e ka bërë një propozim para disa javësh – suspendimin dhe jo heqjen. Suspendimi nuk nënkupton zmbrapsjen, por vënien e disa kushteve në periudhën e suspendimit dhe ka paralajmëruar deri në reciprocitet nëse ato kushte nuk përmbushen”.

“Beogradi mashtron në Bruksel kur thotë se është për normalizim të marrëdhënieve dhe në anën tjetër nuk humbet rast për të sabotuar shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Nurellari në Klan Kosova.

“Të suspendohet, sepse në këtë rast nuk bëhet fjalë vis-a-vis Serbisë, por bëhet fjalë për aleatët tanë. Nëse do të ishte përballë Serbisë do të ishim të gatshëm përsëri që t’i kapnim armët. Është e pandershme që Kosovës t’i vendosen kushte vetëm pse është më e dëgjuar dhe më konstruktive”.

“Kosova po përjeton një trajtim me standarde të dyfishta. Nuk mund të jemi pre e emocioneve dhe për hir të vajtimit ta neglizhojmë rëndësinë. Mos ta rrezikojmë një partneritet të rëndësishëm”.

“Suspendimi revokohet kurdo. Nëse shihet se nuk ka përparim e rivendosim përsëri”.

“Ne jemi partner me respekt të madh dhe mirënjohje ndaj SHBA-së dhe aleatëve tjerë. Nuk bëhet fjalë për zmbrapse ndaj Serbisë, por vullnet për t’i respektuar aleatët. Me këtë taksë kemi arritur qëllimin se nuk mund të trajtohemi në mënyrë përçmuese. Efekti i saj nuk mund të pritet që të ketë efekt dramatik”.

Nurellari ka thënë se është naive të besohet se me taksën 100 për qind ndaj Serbisë mund të sigurohet njohja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat