McAllister për dialogun: Ka kuptim që SHBA dhe Rusia të përfshihen

Aktuale

McAllister për dialogun: Ka kuptim që SHBA dhe Rusia të përfshihen

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:31
David McAllister

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister tha se BE ka ndërmend të mbetet ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai shtoi se ka kuptim që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në një debat politik mbi këtë çështje.

“Ka kuptim që forcat tjera të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Amerika, të përfshihen në një debat politik  për mënyrën se si të ecet përpara në dialog. Kjo ka qenë gjithmonë politikë e BE-së dhe ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë këtë çështje me forcat tjera brenda BE-së”, tha McAllister.

Pas deklaratës së shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini se roli i Këshillit të Sigurimit të OKB do të jetë “vendimtar” në finalizimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, Makalister shton se BE deri më tani ka qenë ndërmjetës në dialog dhe është gati të vazhdojë punën. Sipas tij, është thelbësore që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tryezën e bisedimeve në Bruksel. “Ajo që ne duam të shohim në fund është një zgjidhje e zbatueshme dhe që është e pranueshme për të dyja palët”, shtoi David McAllister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat