KFOR-i me kundërpërgjigje për mediat serbe: Jemi të gatshëm të intervenojmë në rast rreziku të sigurisë

Aktuale

KFOR-i me kundërpërgjigje për mediat serbe: Jemi të gatshëm të intervenojmë në rast rreziku të sigurisë

Nga: F. B. Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:34
KFOR

“KFOR-i nuk ka njohuri me ndonjë plan sipas të cilit kanë spekuluar media të caktuara, kinse për qëllimin e Prishtinës që të vendoset në veri dhe të merr objektin e kombinatit Trepça” ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Viçenco Graso, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka shtuar se “situate e sigurisë në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka asnjë indikacion apo shenjë të incidenteve të mundshme”.

Me rastin e spekulimeve në disa media të caktuara se KFOR-i është i njohur me planin e Prishtinës, misioni ushtarak ka ftuar të gjithë që të përmbahen nga nxitja e panevojshme e tensioneve duke plasuar informata të pakonfirmuara, që nxisin shqetësim të pabazuar ndërmjet banorëve.

Në pyetjen e gazetarëve si do të veproj KFOR në rast të ndonjë aksioni të armatosur në veri të Kosovës, zëdhënësi Graso shkurt ka thënë se KFOR mbanë kontakte të rregullta me të gjithë faktorët e sigurisë në Kosovës, sikur edhe me Ushtrinë e Serbisë, në mënyrë që të evitoj cilindo aksion apo ngjarje të papritur.

“KFOR në tërësi është i përkushtuar kryerjes së mandatit të tij në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, që të garantoi siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR punon në parandalim dhe është i gatshëm të intervenoj në rast të rrezikimit të sigurisë”, ka thënë Graso.

Ai theksoi se situate e sigurisë në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë të incidenteve të mundshme.

“Shqetësim nxit vetëm retorika aktuale, sepse ajo krijon rrethinë ku një incident i izoluar mund të eskaloj. KFOR-i apelon në të gjithë mediat dhe folësit që të jenë të kujdesshëm ashtu që me fjalët e tyre të mos nxisin pasoja afatgjata”, tha Graso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat