Korrupsioni po e ngulfatë shtetin

Aktuale

Korrupsioni po e ngulfatë shtetin

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:29
Ilustrim

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet një prej temave më të përfolura në vend. Rastet e shumta të raportuara po bëjnë që sirtarët e Gjykatave të mbushen përplot me aktakuza.

Madje kjo gjë vazhdon të jetë një ndër ‘betejat’ më të rëndësishme të shtetit për të arritur deri tek liberalizimi i vizave.

Luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë kërkesë serioze për t’u plotësuar nga kosovarët në mënyrë që evropianët të hapin rrugë për anëtarësim.

Përgjatë viteve 2016, 2017, 2018 gjykatat në Kosovë trajtuan raste të shumta të korrupsionit, porse shumë të tjera kanë mbetur ende të pazgjidhura.

Në raportimet e fundit janë publikuar edhe numrat e lëndëve të korrupsionit.

Gjithsej lëndë të zgjidhura të korrupsionit në vitin 2016 ishin 284, në vitin 2017 ishin 254 kurse në vitin 2018 vetëm 202.

Ndërsa lëndë të pazgjidhura në vitin 2016 ishin gjithsej 355, në vitin 2017 ishin 305 raste dhe në vitin 2018, 263.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat