Kosova përfshihet në përpjekjet e SHBA-së për të luftuar drogat - Bota Sot
Kosova përfshihet në përpjekjet e SHBA-së për të luftuar drogat

Aktuale

Kosova përfshihet në përpjekjet e SHBA-së për të luftuar drogat

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:08
Ilustrim

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, Kirsten D. Madison, do të drejtojë një delegacion amerikan të nivelit të lartë, në një Komision për Narkotikë në Vjenë të Austrisë më 14 dhe 15 mars.

Në këtë Komision, Shtetet e Bashkuara pritet të kërkojnë rritje të hapave kombëtarë për të kontrolluar tregun e drogave sintetike ilegale, të cilat kanë nxitur një krizë të opioidëve në SHBA.

Kjo situatë ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump që të krijojë Thirrjen për Veprim në Problemin Botëror për Droga, shkruan REL.

Pas takimit në Vjenë, Ndihmës-Sekretarja Madison do të udhëtojë edhe në Prishtinë, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë nga Policia e Kosovës, ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues, dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, lufton trafikimin me droga, krimin ndërkombëtar dhe korrupsion gjetkë në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...