Edhe turqit do të përfshihen në ekipin negociator për bisedime me Serbinë?

Aktuale

Edhe turqit do të përfshihen në ekipin negociator për bisedime me Serbinë?

Nga: D.RR Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:10
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pasur një takim me  komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pasur një takim me  komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, konkretisht me me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, përcjellë “Bota sot”.

Takimi me ta ishte me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera.

Kryeministri thotë se fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor.

Postimi i plotë:

Me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, këtë mëngjes bashkëbisedova me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, ekspertiza e të cilit do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit. Komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat