Shala: Nisma, e gatshme por vendi nuk do të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Shala: Nisma, e gatshme por vendi nuk do të shkojë në zgjedhje

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:15
Haxhi Shala

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë së nuk mendon që vendi të shkojë në zgjedhje, por kurdo që kjo gjë ndodh Nisma është e gatshme për një gjë të tillë.

Shala ka folur edhe për marrëdhëniet brenda koalicionit duke shtuar se nuk ka përplasje mes tyre, por ka qëndrime të ndryshme.

“Nuk ka përplasje brenda koalicionit por ka qëndrime të ndryshme rreth taksës dhe unë mendoj se është mirë që mendojmë ndryshe”.

“Unë kam dëgjuar nëpër media se takimi i delegacionit kosovar në Bruksel është mbajtur fshehtë. Por nuk ka pasur asgjë të fshehtë atje”.

Shala ka thënë se nuk guxojmë që të zhvillohen takime të fshehta në Bruksel. Ata kanë qenë në vizitë në Bruksel për ta dërguar Platformën e cila është miratuar në Kuvend.

“Punësimet partiake janë gjë normale, por nuk e besoj se ka punësime familjare. Nuk qëndrojnë këto. Ky është fjalor i deputetit Milaim Zeka”, ka thënë deputeti.

“Unë e di që Milaim Zeka është deputet i Nismës dhe ne ende nuk kemi një qëndrim nëse ai duhet larguar apo jo”

“Të gjitha partitë punojnë çdo ditë për ditën e zgjedhjeve. Sidomos partitë e vogla, ato çdoherë duhet të punojnë dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, thotë Shala.

“Unë nuk besoj se tani vendi do të shkojë në zgjedhje. Mirëpo kurdo që zhvillohen zgjedhjet, partitë duhet të jenë të gatshme për këtë gjë”. ka përfunduar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat