Haradinaj: Qeveria do t’i mbështesë veprimtaritë humanitare

Aktuale

Haradinaj: Qeveria do t’i mbështesë veprimtaritë humanitare

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:41
Ramush Haradinaj dhe Feride Hyseni

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria do t’i japë mbështetje veprimtarive humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

Këto deklarata kryeministri i ka bërë gjatë një takimi me Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës.

“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, shkruan  Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat