Topalli: Dëbimi i shtetasve turq shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Aktuale

Topalli: Dëbimi i shtetasve turq shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:14
Topalli: Dëbimi i shtetasve turq shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Faton Topalli, ka thënë se në rastin e dëbimit të shtetasve turq kanë ndodhur shkelje drastike e të drejtave të njeriut.

Topalli që sot ka marrë pozitën e kryetarit të këtij komisioni, ka thënë se në këtë rast janë shkelur edhe ligji për të huajt, ligji për azil dhe konventat kryesore ndërkombëtare.

Topalli: Një shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Unë personalisht mendoj që fjala ka qenë për një shkelje drastike të të drejtave të njeriut, nuk po flas për qëndrim të komisionit po flas qëndrimin tim si deputet, pra është një shkelje drastike e të drejtave të njeriut. Është shkel ligji për të huajt, është shkelur ligji për azil, janë shkel konventat kryesore ndërkombëtare, janë shkelur gjithashtu procedurat e rregullta të cilat ndodhin në këto raste. Kështu që, mendoj që është e dhimbshme sidomos për një vend i cili ka pasur mbi 1 milionë refugjatë para luftës dhe gjatë luftës, t’i trajtojë në këtë mënyrë qytetarët të cilët ndiqen. Natyrisht që ne kemi edhe si PSD një qëndrim jashtëzakonisht të mirë ndaj republikës së Turqisë, kemi dëshirë që të kemi marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, megjithatë çështjet e brendshme të Republikës së Turqisë nuk duhet të zgjidhen dhe të bëhen problem i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Ambasadës Amerikane për rastin e gylenistëve, Topalli tha se të gjitha vendet të cilat respektojnë të drejtat e njeriut konsiderojnë se në këtë rast ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryetari i këtij ka treguar edhe për qëndrimin e PSD-së për vazhdimin e mandatit të komisionit hetimor për këtë rast.

Topalli: Në parim PSD do të duhej të ishte për zgjatjen e mandatit

“Të gjitha vendet të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut konsiderojnë se në këtë rast ka pasur shkelje... Mendoj që në parim PSD do të duhej të ishte për zgjatjen e mandatit”, tha ai.

Në mbledhje të komisionit, Topalli tha se është diskutuar plani i punës gjatë këtij viti dhe janë paraparë disa takime që do të organizohen gjatë kësaj kohe.

Ai u shpreh se do të bëjnë gjithë atë që është e mundur që të ketë një qasje adekuate dhe të kenë mundësi të mbikëqyrin punën e AKI-së si Kuvend.

Faton Topalli sot ka marrë pozitën e kryetarit të këtij komisionit, pasi Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje, ndërsa deri më sot këtë komision e ka udhëhequr zëvendëskryetarja Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat