Jasharaj: Zëvendësimi i orëve, ose të bëhet i sinqertë, ose mos bëhet hiç - Bota Sot
Jasharaj: Zëvendësimi i orëve, ose të bëhet i sinqertë, ose mos bëhet hiç

Aktuale

Jasharaj: Zëvendësimi i orëve, ose të bëhet i sinqertë, ose mos bëhet hiç

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:01
Rrahman Jashari

Çka po ndodhë me procesin e orëve të humbura, derisa Ministria e Arsimit ka marrë vendim për kompensimin e orëve, SBASHKU po e kundërshton këtë vendim.

Për këtë dhe çështje të tjera që lidhen me procesin mësimor ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

“Zëvendësimet që janë bërë aty e këtu dhe zëvendësimet e orëve që do të bëheshin në të ardhmen nuk kanë efekt. Edhe ne kemi qenë mësimdhënës dhe dikur kemi qenë edhe nxënës por zëvendësimi ‘shkel e shko’ sa për t’i plotësuar ditarët e punës s’ka efekt. Zëvendësimi duhet të bëhet ose i sinqertë, ose më mirë të mos bëhet hiç. Mësimdhënësit e Kosovës në grevë ishin në vendet e tyre të punës, nuk rrinin në shtëpi. Grevën nuk e zgjatën ata por institucionet”, tha Jashari  në RTK3.

Po ashtu, Jashari tha se për ngritje të cilësisë nuk mjaftojnë kompensime të tilla të orëve, mirëpo ministri dhe Qeveria me deklaratën që e kanë dhënë se është shtuar buxheti për arsim, ai buxhet duhet të shihet duke krijuar kushte shumë më të mira të punës në shkolla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...