Rritet dhuna në familje, 300 raste më shumë në 2018 se në 2017

Aktuale

Rritet dhuna në familje, 300 raste më shumë në 2018 se në 2017

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:54
Foto

Nënshkrimi i këtij memorandumi bart rëndësi të veçantë, pasi do të mundësojë monitorimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, por mbi të gjitha do të ndikojë edhe në rritjen e llogaridhënies për rastet e dhunës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se data-baza e dhunës në familje, nuk ka qëllim klasik grumbullimin e të dhënave sa për t’i evidentuar ato, por edhe analizën shkak-pasojë dhe analizën e rasteve të dhunës në familje, për ndërtimin e një perspektive më efektive që i përgjigjet problemeve reale.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se dokumenti i nënshkruar sot për bazën e të dhënave për viktimat e dhunës në familje, lehtëson punën dhe koordinimin ndërinstitucional që në bazë e  të dhënave të sakta për viktimat e dhunës, të avancohen shërbimet sociale në mbrojtje të kësaj kategorie.

Annette Fath-Lihic, këshilltare politike e Përfaqësueses Speciale të BE-së / Koordinatore Ekzekutive nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se baza e integruar e të dhënave mund të jetë një mjet i dobishëm në luftën kundër dhunës në familje, pasi dhuna në familje kërkon përpjekje nga e gjithë shoqëria.

“Të gjithë duhet të raportojnë dhunën dhe të kuptojnë rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje", u shpreh ajo.

Baza e të dhënave do të udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Koordinatori Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje. Krijimi i saj u mbështet nga Zyra e UN Women në Kosovë, në kuadër të projektit regjional “Ndryshimi i mendësisë, zbatimi i normave: Eliminimi i dhunës ndaj grave – EVAW“, financuar nga BE.

Ndryshe, vitin e kaluar në Kosovë u raportuan 300 raste më shumë të dhunës në familje se në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat