Nasim Haradinaj për ‘veteranët e rrejshëm’: E kryqëzuan Blakajn, sot doli e vërteta

Aktuale

Nasim Haradinaj për ‘veteranët e rrejshëm’: E kryqëzuan Blakajn, sot doli e vërteta

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:48
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ka thënë se pas zhurmës së madhe sot doli emri i vërtet i prokurorit që është marrë me listat e veteranëve.

Haradinaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se prokuror për hetimin e listave të veteranëve nuk na qenka zoti Blakaj që është kryqëzuar por na doli ky Krasniqi [Prokurori i Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi].

Sipas një prej drejtuesve të OVL UÇK, ka thënë se vet kjo organizatë ka ftuar Prokurorinë për të hetuar listat e fryra të veteranëve.

“Nuk kemi ftuar të hetojë njerëz të paqenë e të bëjnë lista e të fusë njerëz me kontribut në luftë. Këta nuk kanë hyrë pa qëllim. Pikërisht politika i ka bërë këto manipulime”.

Haradinaj thotë se politika i ka dhënë guximin këtij prokurori të nënshkruaj këto lista.

“Politika deri sot nuk e nxorën emrin e këtij prokurori, por e kanë mësyrë atë Blakajn që ka filluar punën. Për mendimin tim, përsipër e merr punën ai prokuror që e nënshkruan materialin. Bashkëpunëtorë mund të jenë disa vetë. E kryqëzuan njeriun [Blakajn] për të kaluar deri këtu. Edhe ai vet ka deklaruar se ia kanë përzier listën”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat