Zemaj: Punëtorët në Kosovë nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit në sektorin privat - Bota Sot
Zemaj: Punëtorët në Kosovë nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit në sektorin privat

Aktuale

Zemaj: Punëtorët në Kosovë nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit në sektorin privat

Nga: Z.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:04
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se punëtorët e Kosovës shumicen e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit, përcjell “Bota sot”.

Zemaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se, për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kaNë inicuar debat parlamentar.

“Duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorve në sektorin privat”, ka shkruar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Postimi i plotë:

Punëtorët në Kosovë në shumicen e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit. Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qashtje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor. Për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorve në sektorin privat. Ju ftoj të gjithëve të ngritni zërin dhe të bëheni pjesë e rregullimit të kësaj qashtje.
 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...