Haradinaj i përgjigjet Veselit për prishjen e mundshme të koalicionit

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Veselit për prishjen e mundshme të koalicionit

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:17
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kreyministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka raguar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pasi ky i fundit tha se nuk do të rrijë as dy ditë në një Qeveri e cila i dëmton raportet me SHBA-në.

Duke folur në RTV Dukagjini, Haradinaj tha që secila parti mund të dalë nga koalicioni qeverisës, sepse nuk kanë kontrata të përjetshme, ai shtoi se nëse dëmtohen raportet me SHBA-në, ai do të jetë i pari i cili do të shkojë në shtëpi.

“Ne jemi disa partner qeverisës, secili ka te drejte te dalë nga koalicioni, sepse nuk kemi kontratë të përjetshme. Për mua është e rëndësishme të kemi raporte të mira me SHBA-në. Nëse vjen puna që të prishen raportet me SHBA-në, unë vetë shkojë në shtëpi”, tha Haradinaj.

Haradinaj përfundoi se ai asnjëherë nuk do t’i bëjë dëm vendit e  as miqësisë me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat